Aksident në Ferizaj mes dy veturash, lëndohet një person

0%

Një person ka marrë lëndime trupore sot rreth orës në një aksident në rrugën magjistrale Ferizaj-Kaçaniku në afërsi të pikës së karburanteve “Ballkani Petrol”. Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajit, Kanun Veseli.

Tutje thuhet se në vendin e ngjarjes kanë dalë Njësia e Hetimeve të Aksidenteve, të cilat po merren me dokumentimin e rastit dhe përcaktimin e rrethanave që kanë çuar deri te aksidenti “Sot, rreth orës , në rrugën magjistrale Ferizaj–Kaçanik, në afërsi të pikës së karburanteve “Ballkani Petrol”, ka ndodhur një aksident trafiku mes dy veturave.

Si pasojë e aksidentit, përveç dëmeve materiale, lëndime trupore ka pësuar një person, i cili është dërguar për trajtim mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dalë Njësia e Hetimeve të Aksidenteve, të cilat po merren me dokumentimin e rastit dhe përcaktimin e rrethanave që kanë çuar deri te aksidenti”, ka thënë Veseli. Po ashtu Veseli tha se rasti është nën hetim.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi