Sot, më 17 gusht, do të varroset Haxhi Gojnovci, punëtori i cili ka vdekur dje në vendin e punës. Sipas njoftimit të Sindikatës së Re – KEK, ceremonia e varrimit do të mbahet në orën , në fshatin Grabofc. Haxhiu u nda nga jeta në krye të detyrës, në vendin e tij të punës, duke lënë pas dhimbje të madhe te familja, kolegët dhe të gjithë ata që e njohën”, thuhet në njoftimin e sindikatës.
Sindikatës së Re – KEK i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes Gojnovci, të afërmve dhe kolegëve të të ndjerit. Pusho në paqe, Haxhi! Qofsh banor i Xhenetit!” , thuhet në mesazhin e lamtumirës.
