Prokuroria ngre aktakuzë ndaj një personi për kanosje ndaj Albin

0%

Shpërndaje në: Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj një personi për kanosje ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit. Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur më 22 tetor të vitit të kaluar. Sipas aktakuzës, K.XH. me dashje dhe me qëllim të frikësimit lidhur me pozitën e tij si kryeministër, e ka kanosur publikisht Kurtin.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur një aktakuzë ndaj të pandehurit K.Xh., lidhur me veprën penale ‘Kanosja’. Sipas aktakuzës, i pandehuri K.Xh., më me dashje dhe me qëllim të frikësimit të personit zyrtar, lidhur me punën dhe pozitën e tij zyrtare si Kryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës, publikisht e ka kanosur të dëmtuarin A.K”, thuhet në njoftim.

Burimi: Koha