Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj I.M., i dyshuar për dhe Policisë së Kosovës në vitin 2023. Këtë për KALLXO.com e ka bërë të ditur Arbnora Luta, zëdhënëse në Prokurorinë Speciale. Luta ka thënë se kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj I.M., është dorëzuar sot, më , në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
Arrestimin e të dyshuarit e kishte bërë të ditur Policia e Kosovës dhe Prokuroria Speciale me një e komunikatë të përbashkët të dielën, më . Në këtë komunikatë ishte bërë e ditur se I.M është arrestuar në Zveçan.
I.M dyshohet për sulm ndaj personit zyrtar, pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale huliganizëm, bashkim për veprimtari kundërkushtetuese dhe rrezikim i personave nën mbrojtje ndërkombëtare. “I.M. është arrestuar në Zveçan, pas ndërmarrjes së shumë veprimeve hetimore.
Ai dyshohet për për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në maj të vitit 2023.”- thuhej në njoftimin e datës . 93 pjesëtarë të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, u sulmuan në Zveçan gjatë protestave të qytetarëve serbë, të cilët nuk pranonin që kryetarët shqiptarë të komunave të vendoseshin në objektet komunale më .
Përveç ushtarëve të KFOR-it, lëndime kishin pësuar edhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës e disa gazetarë që po mbulonin zhvillimet. Në dhjetor 2024, Prokuroria Speciale kishte ngritur një aktakuzë ndaj D. D. lidhur me rastin e protestave në Zveçan ku ishin sulmuar ushtarët e KFOR më .
Sipas Prokurorisë aktakuza është ngritur për veprën penale pjesëmarrja në turmë që kryejnë vepra penale dhe huliganizëm dhe sulm ndaj personit zyrtar. “Pas zhvillimit të hetimeve disa mujore, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër të pandehurit D.
D., për shkak të kryerjes së veprave penale “Sulmi ndaj personit zyrtar” nga neni 402 par. 4 lidhur me par 2 dhe nenin 31 të KPRK-s, si dhe për veprën penale “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepre penale dhe huliganizëm” nga neni 404 par 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-ë”.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës në janar të vitit 2026 kishte njoftuar se është arrestuar një person nën dyshimet për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës. Sipas njoftimit, arrestimi është bërë më , në koordinim me hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda dhe Krimit të Organizuar. I dyshuari, me inicialet S.
R., dyshohet se ka qenë i përfshirë në sulmin ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në maj të vitit 2023. SR. ishte në mesin e disa personave të arrestuar për trazirat në Zveçan në maj të vitit 2023. Dhjetëra pjesëtarë të KFOR-it kishin pësuar lëndime pas përleshjes me protestuesit serbë.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës kishte ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj L. M., për shkak të veprave penale “Sulm ndaj personit zyrtar dhe “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi”.
Sipas Prokurorisë, i pandehuri L.M. akuzohet se më , në Zveçan, në bashkëkryerje me të pandehur të tjerë, përmes përdorimit të dhunës, sulmuan dhe seriozisht i kanë kanosur ushtarët e misionit paqeruajtës të KFOR-it. “Sipas aktakuzës, nga dhuna e ushtruar ishin shkaktuar dëme materiale të konsiderueshme në automjetet e KFOR-it dhe të Policisë së Kosovës”- thuhet në njoftim, më .
Kurse, për sulm ndaj KFOR-it, Radosh Petroviq dhe Dushan Obrenoviq, janë shpallur fajtorë për pjesëmarrjen në turma lidhur me trazirat e majit të vitit 2023 në veri të Kosovës, nga të cilat mbetën të lënduar së paku 30 ushtarë të misionit paqeruajtës të KFOR-it. Ky vendim ishte marrë nga gjyqtari i Departamentit Special, Vesel Ismaili, më datë .
Radosh Petroviq u dënua me 6 muaj burgim, por me pëlqimin e të njëjtit ky dënim do t’i kthehej në gjobë në shumë prej 6 mijë euro. Ndërkaq, i akuzuari Dushan Obrenoviq ishte dënuar me 6 muaj burgim, por që në këtë dënim i llogaritej koha e kaluar në paraburgim. Nën masën e tillë, Obrenoviq kishte qëndruar për mbi 5 muaj.
Ky vendim kishte ardhur pasi që të akuzuarit kishin arritur marrëveshje për pranim të fajësisë me Prokurorinë Speciale. Radosh Petroviq dhe Dushan Obrenoviq po akuzohen nga Prokuroria Speciale për pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale të huliganizmit lidhur me trazirat e datës në veri të vendit, në komunën e Zveçanit ku të lënduar mbetën së paku 30 ushtarë të KFOR – it.
Petroviq dhe Obrenoviq, sipas aktakuzës, në koordinim me persona të tjerë kanë marrë pjesë në turmën e personave me qëllim të kryerjes së veprave penale serioze.
