EULEX-i nuk ka qenë i pranishëm gjatë bastisjeve të Policisë së Kosovës në fshatin Dren të Zubin Potokut, më , operacion gjatë të cilit një qytetar serb ka pretenduar se është keqtrajtuar fizikisht nga pjesëtarë të Policisë së Kosovës.
Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë, në një përgjigje për KALLXO.com, ka konfirmuar se nuk ka marrë pjesë në operacion, ndërsa ka bërë të ditur se aktualisht është duke e monitoruar rastin dhe është në kontakt me institucionet përgjegjëse. “Jo, EULEX nuk ka qenë i pranishëm”- thuhet në përgjigjen e EULEX-it, të datës .
Sipas EULEX-it, vendimi nëse ky mision duhet të informohet para një operacioni policor është në kompetencë të Policisë së Kosovës. “Vendimi për ta informuar apo jo EULEX-in përpara kryerjes së bastisjeve i takon Policisë së Kosovës. Këtë pyetje duhet t’ua drejtoni atyre” – thuhet në përgjigjen e EULEX-it.
EULEX-i ka bërë të ditur se pavarësisht mungesës së tij gjatë bastisjeve, është duke e përcjellë rastin. “Misioni është duke e monitoruar nga afër rastin dhe është në kontakt me autoritetet përkatëse, përfshirë Inspektoratin Policor të Kosovës. Ndalimi i çdo forme të keqtrajtimit është absolut dhe zbatohet në të gjitha rrethanat.
Çdo pretendim për keqtrajtim duhet të hetohet menjëherë, në mënyrë të pavarur dhe efektive nga autoritetet përgjegjëse, ndërsa ata që konstatohen përgjegjës për këto veprime duhet të japin përgjegjësi.”- thuhet në përgjigje.
KALLXO.com ka dërguar pyetje në Policinë e Kosovës lidhur me arsyen pse EULEX-i nuk ishte ftuar apo informuar për monitorimin e këtij operacioni, por deri në publikimin e këtij artikulli nuk ka marrë përgjigje. Disa organizata të Shoqërisë Civile i kanë bërë thirrje Brukselit ta vlerësojë efektivitetin e monitorimit të Policisë së Kosovës nga EULEX-i.
Më , një ditë pas raportimeve mbi pretendimet e Nenad Rashkoviqit se është sulmuar fizikisht, Inspektorati Policor i Kosovës njoftoi se ka nisur një hetim preliminar sipas detyrës zyrtare për këto pretendime dhe se ka nisur mbledhjen e informacioneve.
Policia e Kosovës kishte konfirmuar bastisjet në Dren, por në lidhje me pretendimet e Rashkoviqit, deklaruan se nuk kanë informacion për dhunë të përdorur gjatë bastisjeve. Zllatan Elek, kryetar i Listës Serbe dhe drejtor i Qendrës Klinike Spitalore në Mitrovicën e Veriut, me , ka bërë të ditur se Rashkoviq, pjesëtar i komunitetit serb, është transferuar për trajtim në Beograd.
Sipas Elekut, Rashkoviq ishte dërguar në Spitalin në Mitrovicë të Veriut të martën në mbrëmje, më , pasi kishte shfaqur marramendje dhe dridhje. Pas ekzaminimeve, mjekët kanë identifikuar lëndime në kokë e kraharor, si dhe thyerje të brinjëve. Elek tha se gjendja e Rashkoviqit ishte e paqëndrueshme, prandaj është vendosur që trajtimi të vazhdojë në Qendrën Klinike Emergjente në Beograd.
Ai pretendoi se lëndimet janë shkaktuar nga pjesëtarë të Policisë së Kosovës. Sipas tij, këtë deklarim Rashkoviq ia ka bërë personalisht gjatë trajtimit në spital. Ndërkohë, Igor Simiq nga Lista Serbe tha se raste të ngjashme, sipas tij, kanë ndodhur edhe me persona të tjerë nga komuniteti serb gjatë 15 ditëve të fundit.
