12 armë të konfiskuara dhe 1,390 gjoba të shqiptuara për një javë në

0%

Policia e Kosovës në Mitrovicë të Jugut ka njoftuar se gjatë javës së kaluar, nga 10 deri më , ka shtuar aktivitetet operative dhe parandaluese, me qëllim të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike. Sipas njoftimit të Policisë të datës , gjatë kësaj periudhe janë konfiskuar 12 armë zjarri, ndërsa janë shqiptuar 1,390 gjoba për kundërvajtje të ndryshme.

Po ashtu, nëntë personave u është shqiptuar masa mbrojtëse e ndalimit të drejtimit të automjetit për shkelje të ndryshme në trafik.

“Gjatë javës që lamë pas, në kuadër të angazhimeve policore, janë konfiskuar 12 armë zjarri, janë shqiptuar 1,390 gjoba, si dhe janë shqiptuar 9 masa mbrojtëse – ndalim i drejtimit të mjetit me veprim motorik, për kundërvajtje të ndryshme në trafik” – thuhet në njoftimin e Policisë më .

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Gjatë së njëjtës periudhë, Policia ka bërë të ditur se janë arrestuar edhe 15 persona, të dyshuar për vepra të ndryshme penale. “Policia e Mitrovicës së Jugut mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive ligjore, duke ndërmarrë vazhdimisht veprime operative dhe parandaluese në ofrimin e sigurisë për të gjithë qytetarët” – thuhet tutje në njoftim.

Burimi: Kallxo