Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në fshatin Gërlicë të Ferizajt. Ende nuk dihen rrethanat se si ka ardhur deri te aksidenti, ndërsa për momentin nuk ka informacione zyrtare për numrin e personave të lënduar. Në vendin e ngjarjes pritet të dalin njësitet kompetente, ndërsa rasti do të hetohet për të sqaruar shkaqet e aksidentit.
Sinjali do t’ju mbajë të informuar për detaje të reja. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi:
sinjali.com
