Prokuroria Themelore në Pejë ka njoftuar se, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Ekipin për Hetimin e Autokrimeve, ka sekuestruar një automjet të markës “BMW X6”, i cili ishte në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet gjermane.
Sipas Prokurorisë, informacioni për automjetin është pranuar përmes zyrës së ILECU-së, pasi në Gjermani ishte iniciuar një procedurë penale ndaj shtetasit kosovar Sh.Q., nën dyshimin për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”. Pas lokalizimit, automjeti është sekuestruar më , ndërsa Prokurori i Shtetit kishte urdhëruar ndalimin e përkohshëm të tij.
Megjithatë, pas ndërmarrjes së veprimeve të nevojshme procedurale, më 14 gusht Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që BMW-ja t’i kthehet pronarit të saj, shtetasit gjerman R.D. Prokuroria nuk ka dhënë detaje shtesë për arsyet konkrete që çuan në kthimin e automjetit, përveçse ka theksuar se vendimi është marrë pas përfundimit të veprimeve procedurale.
Në njoftim, Prokuroria Themelore në Pejë ka ritheksuar përkushtimin për bashkëpunim ndërinstitucional dhe ndërkombëtar në trajtimin e rasteve penale dhe zbatimin e ligjit. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
