PDK-ja kërkon vazhdimin e seancës konstituive më 18 gusht

0%

Shpërndaje në: Partia Demokratike e Kosovës (PDK) i ka dërguar sërish kërkesë kryesuesit të seancës konstituive sipas moshës, Avni Dehari, që nesër, më 18 gusht, në orën , të thërrasë vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Në kërkesën e saj, PDK-ja ka deklaruar se Dehari e ushtron këtë rol për të mundësuar zhvillimin e seancës dhe konstituimin e Kuvendit, ndërsa, sipas kësaj partie, nuk i takon atij të vendosë politikisht nëse dhe kur duhet të vazhdojë seanca.

“Roli i tij është procedural, i përkohshëm dhe i kufizuar nga Kushtetuta, aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese dhe Rregullorja e Kuvendit”, thuhet në kërkesën e PDK-së. PDK-ja i ka bërë thirrje Deharit që ta thërrasë seancën, duke theksuar se deputetët janë zgjedhur për të ushtruar mandatin e tyre në Kuvend. “Z. Dehari, thirreni seancën.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Deputetët janë zgjedhur për të qenë në Kuvend, jo për të pritur vullnetin politik të askujt. Nesër, në orën , PDK do të jetë në sallë”, thuhet në reagimin e partisë.

Burimi: Koha