Njësia e Motocikletave shqipton 61 gjoba në rajonin e Ferizajt

0%

Njësia e Motocikletave në kuadër të Njësisë së Komunikacionit Rrugor në Ferizaj ka shqiptuar 61 gjoba për kundërvajtje në trafik gjatë javës së kaluar.

Sipas Policisë, 12 gjoba janë shqiptuar për mosrespektim të shenjave të trafikut, 8 për përdorim të telefonit gjatë drejtimit të automjetit, 7 për mosmbajtje të distancës së sigurisë dhe 5 për shkelje të rregullave të peshimit nga shoferët e kamionëve. Ndërsa 29 gjoba janë shqiptuar për kundërvajtje të tjera.

Njësia vepron në të gjithë rajonin e Ferizajt, përfshirë Ferizajn, Kaçanikun, Shtimen, Shtërpcën dhe Hanin e Elezit. Policia u ka bërë thirrje pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë rregullat dhe shenjat e komunikacionit, si dhe të shmangin përdorimin e telefonit gjatë drejtimit të automjetit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot