Rruga Kaçanik–Kërbliq–Viti drejt përfundimit

0%

Rruga Kaçanik–Kërbliq–Viti po i afrohet përfundimit. Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka vizituar punimet në këtë projekt, me vlerë mbi 2 milionë euro dhe gjatësi rreth 11 kilometra. Sipas ministrisë, aktualisht po vazhdon asfaltimi i pjesës së mbetur të rrugës.

Projekti pritet të përmirësojë qarkullimin për banorët e zonës dhe qasjen drejt atraksioneve natyrore të Kërbliqit, duke krijuar mundësi edhe për zhvillimin e turizmit dhe bizneseve lokale. Pamje nga projekti:

Burimi: Bota Sot