Prokuroria Themelore në Pejë ka njoftuar se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës ka sekuestruar një automjet të markës “BMW X6”, i cili ishte në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet gjermane. Sipas njoftimit të Prokurorisë të datës , informacionet për automjetin janë pranuar nga autoritetet kompetente gjermane përmes Zyrës për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Zbatim të Ligjit (ILECU).
Automjeti, sipas Prokurorisë, ishte në kërkim në kuadër të një procedure penale të iniciuar në Gjermani ndaj shtetasit kosovar me inicialet Sh.Q., nën dyshimin për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”.
“Me datë , pas lokalizimit të automjetit, është realizuar sekuestrimi i tij, ndërsa Prokurori i Shtetit ka lëshuar urdhër për ndalimin e përkohshëm të automjetit” – thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore në Pejë. Pas ndërmarrjes së veprimeve procedurale, Prokuroria ka bërë të ditur se më është lëshuar urdhër për kthimin e automjetit te pronari i tij, shtetasi gjerman me inicialet R.D.
Prokuroria Themelore në Pejë ka thënë se operacioni është realizuar në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Policisë në Pejë, përkatësisht me Ekipin për Hetimin e Autokrimeve.
