Mbijetoi mrekullisht, 31-vjeçari kaloi 15 ditë i bllokuar në shpellë

0%

Një peshkatar 31-vjeçar nga Meksika ka përjetuar një mbijetesë të jashtëzakonshme, pasi qëndroi 15 ditë i bllokuar në një shpellë nënujore, më shumë se 100 metra nën sipërfaqe. Erasto Crisanto Valdez kishte dalë për peshkim me babanë e tij më 23 korrik. Teksa ndiqte një peshk me fuzhnjë, ai u fut më thellë në një sistem shpellash dhe humbi orientimin.

Për fat, Valdez arriti të gjente një hapësirë me ajër, ku mund të merrte frymë. Ai gjithashtu pinte ujë nga një lumë nëntokësor, ndërsa për 15 ditë qëndroi pa ushqim, duke fjetur dhe lutur për të mbijetuar. Ekipet e shpëtimit nisën kërkimet, ndërsa pas gjashtë ditësh gjetën fuzhnjën e tij në rreth 65 metra thellësi, por nuk arritën ta lokalizonin atë.

Kërkimet u intensifikuan me pjesëmarrjen e një ekipi ndërkombëtar nga Meksika, Gjermania, SHBA-ja dhe Republika Dominikane. Pas 15 ditësh, një zhytës amerikan arriti ta gjente Valdezin në një hapësirë të thatë brenda shpellës. I rraskapitur dhe i dehidratuar, 31-vjeçari u nxor në sipërfaqe nga zhytësit dhe u dërgua menjëherë në spital për trajtim mjekësor.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Mbijetesa e tij për 15 ditë në errësirë, pa ushqim dhe në thellësi të madhe është cilësuar si një rast i jashtëzakonshëm. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com