Gjashtë persona janë arrestuar dhe një tjetër është shoqëruar nga Policia e Kosovës pasi dyshohen se në raste të ndryshme kanë gjuajtur me armë në ahengje më . Në fshatin Gllobar në Drenas është arrestuar një person pasi kishte shtënë me armë zjarri gjatë ahengut. Policia në këtë rast ka sekuestruar një pistoletë me gaz dhe tetë gëzhoja. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar.
Një person është shoqëruar në stacionin policor në Podujevë pasi dyshohet se ka shtënë me armë në aheng. Policia e Kosovës ka sekuestruar pistoletën me gaz, pesë fishekë dhe shtatë gëzhoja. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar. Në një rast në Banullë të Lipjanit, Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi dyshohet që në një aheng ka shtënë me armë zjarri.
Pistoleta me gaz, katër fishek dhe dy gëzhoja janë sekuestruar nga organet e rendit. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. Në Suharekë, Policia ka arrestuar një person nën dyshimin se në një aheng familjar ka shtënë me armë zjarri.
Në vendin e ngjarjes te i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar pistoletën e cila dyshohet se ishte përdorur, ndërsa i dyshuari kishte leje për posedim arme. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. Në një rast në Vushtrri është arrestuar një person pasi dyshohet që në një aheng ka shtënë me armë zjarri. Pistoleta me gaz, 12 fishekë dhe 3 gëzhoja janë sekuestruar.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. Në Skenderaj janë arrestuar dy të dyshuar pasi dyshohet që kanë shtënë ma armë zjarri. Dy pistoleta (njëra me gaz) dhe dy fishekë janë sekuestruar. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
