Kur nuk është duke lëshuar raketa Elon Musk kalon një pjesë të konsiderueshme të kohës së tij duke lexuar. Trilioneri i parë në botë i ka atribuuar librave një rol në suksesin e tij, ku në fakt kur u pyet se si kishte mësuar të ndërtonte raketa, ai u përgjigj: “Lexova libra.” Dhe ai e dëshmon këtë, sepse rekomandimet e librave nga Musk janë më shumë se thjesht tituj; ato janë rrugë që kanë ndikuar në formësimin e sipërmarrjeve të tij novatore.
Më poshtë i gjeni 9 libra jo-fiksion të cilët ai beson se të gjithë duhet t’i lexojnë. 1.Human Compatible nga Stuart Russell – shpjegon pse krijimi i inteligjencës artificiale mund të jetë akti i fundit i njerëzimit.2.Zero to One nga Peter Thiel dhe Blake Masters – shpjegon se si kompanitë mund ta parashikojnë më mirë të ardhmen dhe të ndërmarrin veprimet e duhura për të siguruar suksesin e fillimit të tyre.3.Merchants of Doubt nga Naomi Oreskes & Erik M.
Conway – përshkruhet se si një grusht shkencëtarësh i paraqesin në mënyrë të gabuar disa nga debatet më të mëdha shkencore.4.Life 3.0 nga Max Tegmark – shkruan për mënyrën se si inteligjenca artificiale mund të mbetet e dobishme për njeriun.5.The Big Picture nga Sean M.
Carroll – tregon si mund ta përdorim të menduarit shkencor për t’i dhënë kuptim botës.6.Lying nga Sam Harris – shpjegon pse akti i gënjeshtrës është kaq i rrezikshëm.7.Superintelligence nga Nick Bostrom – trajton me guxim pyetjen se çfarë do të ndodhte nëse inteligjenca kompjuterike do ta tejkalonte inteligjencën njerëzore.8.The Wealth of Nations nga Adam Smith – merret me studimin e ekonomisë dhe shqyrton pikërisht se si kombet bëhen të pasura. 9.Radical Candor nga Kim Scott – një udhërrëfyes i vlefshëm për drejtuesit që synojnë të ndërtojnë marrëdhënie të forta me punonjësit e tyre.
Këta tituj dëshmojnë se suksesi vjen nga tentimi i kuptimit të botës në të cilën ne jetojmë, duke krijuar këndvështrime kritike në çështje globale. Nëse këta libra i kanë ndihmuar Muskut në suksesin e tij, mund t’i ndihmojnë edhe çdokujt ta ketë një të ardhme të ndritur.
