Aksident me fatalitet në Surkish të Podujevës, dy persona humbin jetën

0%

Një aksident i rëndë trafiku me fatalitet ka ndodhur mbrëmë rreth orës në fshatin Surkish të Podujevës. Sipas Policisë së Kosovës, një vozitës mashkull kosovar, duke drejtuar një veturë me targa të huaja dyshohet se nga pakujdesia ka goditur një veturë tjetër të drejtuar nga një mashkull kosovar.

Si pasojë e aksidentit, vozitësi dhe pasagjeri që ndodheshin në veturën me targa të huaja kanë humbur jetën. Vozitësi i veturës tjetër, pas marrjes së tretmanit mjekësor, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Trupat e pajetë të dy viktimave janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion. Rasti po hetohet nga organet kompetente.

Burimi: Telegrafi