Një person është arrestuar në Ferizaj nën dyshimin se ka tentuar ta sulmojë seksualisht një grua. Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 16 gusht, rreth orës . I dyshuari, mashkull kosovar, dyshohet se ka tentuar të kryejë sulm seksual ndaj viktimës, femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor pas rastit.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti po hetohet nga organet kompetente.
Burimi:
Bota Sot
