Policia jep detaje për aksidentin në Malishevë – katër vetura u

0%

Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja për aksidentin e rëndë të trafikut që ndodhi mbrëmë në rrugën “Ibrahim Mazreku” në Malishevë. Sipas Policisë, rreth orës , një vozitës kosovar, duke drejtuar veturën me shpejtësi të madhe, ka goditur katër automjete, ndërsa më pas edhe një zyrtar policor që ishte duke rregulluar komunikacionin.

Aksident me katër automjete në Malishevë, lëndohet një zyrtar policor dhe katër persona të tjerë Si pasojë e aksidentit, zyrtari policor ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa pesë persona të tjerë kanë pranuar tretman mjekësor.

Për aksidentin dhe lëndimet e raportuara ka dhënë detaje edhe Policia e Kosovës, ndërsa më herët ishte raportuar se në aksident ishin përfshirë katër automjete. I dyshuari është arrestuar dhe pas tretmanit mjekësor me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Njësitë përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë rrethanat e aksidentit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi