Eliminohet në shtëpi

0%

Xhenaro Gatuzo cilësohej si “blerja e madhe” e Lacios në këtë edicion, duke marrë vendin e Mauricio Sarrit. Por trajneri i cili dështoi me Italinë në kualifikimin në Botëror, e ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme këtë aventurë te kryeqytetasit.

Lacio luante sot ndeshjen e turit të parë të Kupës së Italisë në “Olimpico” përballë Mantovës të Serisë B dhe pritej të ishte një “shëtitje” për këtë skuadër. Por ka rezultuar e kundërta, pasi Lacio është shfaqur në një formë shumë të dobët.

Kësisoj, Mantova ia doli që të gjente golin në minutën e 75-të të sfidës me Ruoko, duke u mbrojtur më pas me shumë kujdes përballë sulmeve të lacialëve, në radhët e të cilëve debutoi edhe Fratezi. Në fund, erdhi edhe goli i Kajazo në kundërsulm që vulosi katastrofën e Lacios në debutimin e Gatuzos në ndeshje zyrtare me humbjen 0-2 dhe eliminimin nga Kupa.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot