Vdes ish-futbollisti e trajneri Erdogan Celina

0%

Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se ka vdekur Erdogan Celina, figurë e shquar e futbolli kosovar. Agim Ademi, president i FFK-së, ka shkruar se Celina i përkiste brezit të artë të futbollit të Kosovës. Celina si futbollist luajti për Prishtinën si dhe Trepçën me të cilën ishte pjesë e finales së Kupës së Jugosllavisë në vitin 1978.

“Por Erdogan Celina nuk ishte vetëm një futbollist i madh. Ai ishte lider, kapiten dhe model për bashkëlojtarët e tij. Ishte kapiten i ekipit ku luante, por në një kuptim më të gjerë ishte edhe kapiten i një gjenerate të tërë futbollistësh të Kosovës. Me karakterin, korrektësinë, qetësinë, profesionalizmin dhe mënyrën e tij të veçantë të komunikimit, ai gëzonte respektin e të gjithëve.

Ishte një kapiten model, një sportist model dhe mbi të gjitha një njeri model.”- ka shkruar Ademi në letrën e tij të ngushëllimit. Si trajner, Celina drejtoi Lirinë e Prizrenit por edhe dha kontribut në ekipin kombëtar U21 të Kosovës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Në emrin tim personal dhe të Komitetit Ekzekutiv të FFK-së, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Celina, të afërmve, miqve, bashkëlojtarëve, bashkëpunëtorëve dhe gjithë komunitetit të futbollit.”- shkroi Ademi.

Burimi: Kallxo