Policia parandalon hyrjen në Kosovë të mbi 100 mijë eurove të

0%

Në vijim të bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Policisë së Kosovës dhe Doganës së Kosovës, sot në Pikëkalimin Kufitar Dheu i Bardhë është parandaluar një rast i mosdeklarimit të mjeteve monetare. ​Gjatë kontrollit të detajuar të një autobusi të linjës ndërkombëtare, autoritetet gjetën dhe sekuestruan 100,000 euro (të ndara në 500 kartëmonedha prej 200 eurosh), të cilat nuk i ishin nënshtruar procedurave të obiligueshme të deklarimit. ​Mjetet monetare janë sekuestruar, ndërsa ndaj personit përgjegjës është iniciuar procedura për kundërvajtje doganore. ​Bashkëpunimi ndërinstitucional vazhdon me përkushtim të plotë për të garantuar zbatimin e ligjit, ruajtjen e rendit publik, por edhe të sigurisë financiare në vend.

Burimi: Bota Sot