Julian Alvarez refuzon Arsenalin dhe këmbëngul për Barcelonën

0%

E ardhmja e Julian Alvarez ka marrë një kthesë të re në ditët e fundit të afatit kalimtar, pasi sulmuesi argjentinas raportohet se ka refuzuar një transferim te Arsenal, pavarësisht përpjekjeve personale të Mikel Artetës për ta bindur. Sipas Basel Tabal, korrespondent i beIN Sports në Barcelonë, Atletico Madrid nuk do ta kundërshtonte largimin e Alvarez drejt Arsenalit.

Megjithatë, vetë futbollisti nuk e konsideron klubin londinez si destinacionin e tij të preferuar dhe vazhdon të synojë një transferim te Barcelona. Arteta tentoi personalisht ta bindte Arsenal mbetet shumë i interesuar për Alvarez dhe trajneri Mikel Arteta raportohet se është përfshirë personalisht në përpjekjet për ta bindur argjentinasin që t’i bashkohet projektit të tij në Londër.

Për Atletico Madridin, një transferim në Premier League do të ishte shumë më i pranueshëm sesa shitja e sulmuesit te Barcelona, një rival i drejtpërdrejtë në La Liga. Por Alvarez deri më tani nuk ka ndryshuar qëndrim. Argjentinasi dëshiron Barcelonën dhe kjo po e komplikon ndjeshëm situatën për klubin madrilen.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Kriza mes Alvarez dhe Atleticos po thellohet Tensionet mes lojtarit dhe klubit nisën gjatë angazhimit të Alvarez me Argjentinën në Kupën e Botës. Në atë periudhë, sulmuesi deklaroi se kishte diskutuar me drejtuesit e Atleticos dhe me personat që menaxhojnë të ardhmen e tij, duke lënë të kuptohej se largimi mund të ishte zgjidhja më e mirë për të gjitha palët.

Ai foli gjithashtu për dëshirën për të ndjekur “ëndrrën” e tij, një deklaratë që u interpretua gjerësisht si referencë ndaj Barcelonës. Që atëherë, disa klube janë përfshirë në garë për të, me Barcelonën dhe Arsenalin ndër më të interesuarat. Atletico nuk dëshiron ta përforcojë Barcelonën Problemi kryesor mbetet qëndrimi i Atletico Madridit.

Klubi nuk dëshiron të lehtësojë një transferim të Alvarez në “Camp Nou”, pasi kjo do të nënkuptonte përforcimin e një rivali të drejtpërdrejtë për titullin dhe objektivat kryesore në Spanjë. Për këtë arsye, drejtuesit madrilenë do të preferonin shitjen e tij jashtë La Ligës.

Arsenal shihet si një destinacion shumë më i favorshëm nga perspektiva e Atleticos, por refuzimi i lojtarit po e bën këtë skenar gjithnjë e më të komplikuar. Atletico pret një reagim nga lojtari Rikthimi i Alvarez në stërvitje e ka bërë situatën edhe më delikate.

Sipas “AS”, Atletico pret që sulmuesi të qartësojë situatën, të përqendrohet te skuadra dhe të rikthehet plotësisht në angazhimet e tij. Drejtuesit e klubit ndërkohë vazhdojnë të mbajnë një qëndrim të prerë: nuk kanë ndërmend të hapin negociata me Barcelonën, pavarësisht dëshirës së lojtarit apo spekulimeve të vazhdueshme rreth së ardhmes së tij.

Barcelona përballet me një operacion shumë të vështirë Nga ana tjetër, Barcelona e konsideron Alvarez një nga objektivat kryesore për repartin ofensiv. Fakti që vetë lojtari dëshiron transferimin te katalanasit është një avantazh i rëndësishëm, por nuk mjafton për ta realizuar marrëveshjen.

Barcelona duhet fillimisht të bindë Atletico Madridin, ndërsa më pas të përballojë edhe aspektin financiar të një operacioni që pritet të jetë shumë i kushtueshëm. Kështu, situata është shndërruar në një trekëndësh të komplikuar: Atletico preferon Arsenalin, Arsenal e dëshiron lojtarin, ndërsa Julian Alvarez kërkon vetëm Barcelonën.

Me afrimin e fundit të merkatos, presioni mbi të gjitha palët po rritet dhe e ardhmja e argjentinasit mbetet një nga çështjet më të nxehta të ditëve të fundit të afatit kalimtar.

Burimi: Bota Sot