Të qenit fëmija i parë mund të lidhet me këto probleme të shëndetit

0%

Rendi në të cilin lind një fëmijë në familje mund të lidhet me mënyrën se si zhvillohet shëndeti i tij mendor. Një studim nga Epic Research, që analizoi të dhënat mjekësore të më shumë se 180 mijë fëmijëve, zbuloi se të fëmija i parë ka 48% më shumë gjasa të përjetojë ankth dhe 35% më shumë gjasa të përjetojë depresion deri në moshën 8 vjeç, krahasuar me fëmijët e lindur më vonë në të njëjtën familje.

Edhe fëmijët e vetëm rezultuan se kishin një rrezik më të lartë për probleme të shëndetit mendor. Sipas të dhënave, ata kishin 42% më shumë gjasa të përjetonin ankth dhe 38% më shumë gjasa të përjetonin depresion.

Megjithatë, studiuesit theksojnë se rendi i lindjes është vetëm një nga faktorët që mund të ndikojnë në mirëqenien psikologjike të një fëmije dhe nuk mund të shihet si shkak i vetëm. Pse fëmijët e parë mund të jenë më të ekspozuar?

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas udhëheqësit të studimit, Caleb Cox, identifikimi i faktorëve të tillë mund t’i ndihmojë prindërit dhe profesionistët të kuptojnë më mirë nevojat e fëmijëve dhe t’u ofrojnë mbështetjen e duhur. Fëmija i parë mund të përjetojë një ndryshim të madh kur familjes i bashkohen vëllezër ose motra, ndërsa pritshmëritë dhe përgjegjësitë ndaj tij mund të ndryshojnë me kalimin e kohës.

Antropologia biologjike Molly Fox nga UCLA vëren se zhvillimi i fëmijës së parë ose i një fëmije të vetëm mund të ndikohet edhe nga faktorë të tjerë, përfshirë gjendjen mendore të nënës gjatë shtatzënisë së parë dhe mënyrën e rritjes së fëmijës.

Kjo mund të jetë veçanërisht e rëndësishme për vajzat, të cilat në disa familje mund të marrin përsipër përgjegjësi më të mëdha që në moshë të hershme. Ndaj, nëse e jeni fëmija i madh, niseni linkun e këtij artikulli në grupin e familjes.

Burimi: Bota Sot