Zjarret përfshijnë ishullin grek, dy persona humbin jetën dhe disa

0%

Dy persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur si pasojë e zjarreve që kanë përfshirë ishullin grek të Salaminës, në perëndim të Athinës. Sipas autoriteteve, flakët janë përhapur me shpejtësi në zonat e Kolones dhe Saterlit, duke detyruar nisjen e një operacioni për evakuimin e banorëve.

Departamenti i Zjarrfikësve ka bërë të ditur se trupat e pajetë dyshohet se i përkasin një çifti. Ndërkohë, pesë persona janë dërguar për trajtim në një klinikë lokale, ndërsa disa shtëpi janë dëmtuar nga zjarri. Për shuarjen e flakëve janë angazhuar rreth 192 zjarrfikës, 14 avionë dhe helikopterë, ekipe vullnetare dhe cisterna uji.

Autoritetet kanë paralajmëruar se erërat e forta po favorizojnë përhapjen e shpejtë të zjarrit, raporton Reuters, transmeton Sinjali. Zjarret kanë përfshirë disa vende evropiane gjatë kësaj vere, ndërsa temperaturat e larta dhe thatësira kanë krijuar kushte të favorshme për përhapjen e flakëve në Greqi, Spanjë dhe Francë. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com