Nora Istrefi zbulon nëse është në një lidhje dashurie

0%

Këngëtarja e njohur shqiptare, Nora Istrefi, ka folur edhe për jetën e saj private gjatë një interviste për “Artistët Shqiptarë”, ku u pyet drejtpërdrejt nëse aktualisht është e dashuruar. Gazetari Butrint Pasjaqa e pyeti: “Sa i përket statusit tuaj aktual, a është e dashuruar Nora Istrefi?”.

Nora u përgjigj duke lënë të kuptohet se aktualisht nuk është në një lidhje, por shtoi se nëse në jetën e saj do të kishte diçka serioze, publiku do ta merrte vesh. Foto: YouTube “Sa i përket statusit tim aktual, kur të ka diçka patjetër që keni me e marrë vesh. Nuk ka diçka akoma. Përderisa nuk ka diçka, po i bie që jam beqare”, u shpreh ajo.

Këngëtarja ka qenë e martuar me muzikantin Robert Berisha, me të cilin ka një vajzë. Çifti u nda disa vite më parë dhe që prej atëherë Nora ka qenë e rezervuar sa i përket jetës së saj sentimentale. Deklarata e saj e fundit tregon se, të paktën për momentin, ajo është beqare dhe nuk ka një lidhje të re që dëshiron ta bëjë publike.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi