Pamja që emocionoi fansat – Bruce Willis pranë vajzës së tij në ditën

0%

Bruce Willis ka marrë pjesë në një nga ditët më të rëndësishme të jetës së vajzës së tij, Tallulah Willis, e cila më u martua me muzikantin Justin Acee. Dasma u zhvillua në një ceremoni intime në Sun Valley, në pronën e familjes, larg festave të mëdha dhe luksoze të Hollywood-it. Prania e aktorit 71-vjeçar tërhoqi vëmendje të veçantë.

Willis është tërhequr prej vitesh nga jeta publike pasi u diagnostikua me demencë frontotemporale, ndaj çdo paraqitje e tij pranë familjes është veçanërisht emocionuese për fansat. Momenti që preku më shumë publikun ishte një fotografi e publikuar nga Tallulah, ku ajo shihet duke përqafuar të atin.

Imazhi u prit me shumë emocione nga fansat, të cilët e konsideruan një moment të veçantë familjar. Tallulah është vajza më e vogël e Bruce Willis dhe Demi Moore. Dasma e saj me Justin Acee u zhvillua në një atmosferë private, me praninë e familjarëve dhe miqve të afërt. Foto: Instagram

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi