Adri Mehmeti vazhdon të mbetet një nga protagonistët e këtij sezoni në MLS, ku djaloshi shqiptar po luan me rregullsi dhe po bëhet pjesë e rëndësishme e Nju Jork Red Bulls. Mesfushori shqiptar ka lënë shenjën e tij edhe në ndeshjen e mbrëmshme në kampionat, në transfertën përballë Atlanta Junajtid.
Në fakt, Mehmeti ishte ai i cili dha asistin për golin e avantazhit të shënuar nga Forsberg në minutën e 6-të të takimit. Megjithatë, Atlanta ia doli të përmbyste ndeshjen në pjesën e dytë dhe të fitonte me shifrat 2-1. Në radhët e saj mungonte në këtë sfidë Enea Mihaj, i cili ishte i pezulluar për një karton të kuq në ndeshjet e mëparshme.
Për Mehmetin, i cili përfaqëson SHBA me ekipet e moshave edhe pse më parë ka veshur fanellën kuqezi, ky ishte asisti i tretë i këtij sezoni në MLS, ku ka shënuar edhe 1 gol.
