Gazetari kroat Domagoj Marketiq shkruan se dokumentet dëshmojnë se Nexhad Ugljen, si shef i Shërbimit të Sigurimit Shtetëror të Bosnjës dhe Hercegovinës, që nga viti 1993 drejtonte një hetim mbi “safaritë njerëzore” me snajperë gjatë rrethimit të Sarajevës.
“Shënimi i Ugljenit nga viti 1994, si pjesëmarrës në “safaritë njerëzore”, identifikon Aleksandar Vuçiqin, i cili në atë kohë ishte sekretar i përgjithshëm i SRS-së dhe deputet në Kuvendin e Serbisë ”, shkroi Marketiq.
Sipas pretendimeve të Margetqit, bëhet fjalë për persona të huaj që dyshohet se paguanin për të shkuar në pozicionet e forcave serbe rreth Sarajevës dhe për të qëlluar civilët. Çështja është rikthyer në vëmendje edhe për shkak të hetimeve në Itali, të cilat po përpiqen të verifikojnë këto dëshmi dhe identitetet e personave të përfshirë.
