Klubi i Flamurtarit, ka zyrtarizuar në rrjetet sociale afrimin e qendërsulmuesit Mario Gjata. 26-vjeçari i është bashkuar kuqezinjve të Vlorës, ndërsa do të jetë opsion shtesë për trajnerin Oltijon Kërnaja. Në vtitin 2021, teksa ishte vetëm 20 vjeç, Gjata rezultoi i pandalshëm te Apolonia e Fierit, gola dhe spektakël, aq sa vlera i shkoi në 300 mijë euro.
Eksperienca e fundit futbollistike për “pykën” fierake përkon te Skënderbeu i Korçës, por pa sukses. Në karrierë, Mario Gjata ka fituar 3 trofe, Superiore dhe Kupën e Shqipërisë me Egnatian, sezoni 2023-2024, shto Kategorinë e Parë me Apoloninë në edicionin 2019-2020.