Chelsea kërkon 70 milionë euro për Jacksonin

0%

Chelsea kërkon rreth 70 milionë euro për sulmuesin Nicolas Jackson gjatë kësaj vere. Për sulmuesin senegalez kanë shfaqur interes Aston Villa, Tottenham dhe Atlético Madrid, por kërkesa e lartë financiare e Chelseat deri tani po e vështirëson realizimin e transferimit. Jackson iu bashkua Chelseat nga Villarreali në verën e vitit 2023, për një shumë pak më të lartë se 35 milionë euro.

Në Londër, ai pati periudha me formë shumë të mirë, por gjithashtu shfaqi edhe mjaft luhatje në paraqitjet e tij. Konkurrenca e madhe për një vend në repartin ofensiv ia ka vështirësuar edhe më shumë pozitën në skuadër. Për këtë arsye, Chelsea është i gatshëm ta shesë Jacksonin, por dëshiron të rikuperojë një shumë të konsiderueshme nga investimi i bërë për të.

Nëse njëri prej klubeve të interesuara pranon të paguajë 70 milionë euro, Chelsea do të arkëtonte pothuajse dyfishin e shumës që pagoi për të në vitin 2023.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot