Zjarr në qendrën më të madhe logjistike e tregtisë elektronike në

0%

Një zjarr i madh shpërtheu në qendrën më të madhe të shpërndarjes së platformës ruse të tregtisë elektronike Wildberries, në rrethin Podolsk të Moskës, pas një sulmi me dronë gjatw natws. Sipas medias ruse ASTRA, pamjet audio-vizuale të postuara nga banorët vendas tregojnë flakë që përfshijnë qendrën logjistike të kompanisë në fshatin Kosentino.

Objekti, i cili shtrihet në më shumë se 200,000 metra katrorë dhe është depoja më e madhe e Wildberries në vend. Ka gjithashtu raportime për një zjarr në një qendër të dytë të klasifikimit dhe logjistikës, “Severnoye Domodedovo”, në zonën e Domodedovos.

Nga ana e tij, kryetari i bashkisë së Moskës Sergei Sobyanin tha këtë mëngjes se një total prej 600 dronësh u drejtuan drejt Rajonit të Moskës gjatë natës, duke pretenduar se 201 prej tyre u rrëzuan nga sistemet e mbrojtjes ajrore të rajonit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot