Drita e Gjilanit, kampion në fuqi, ka arritur tre pikë në hapje të edicionit të ri në elitën e futbollit të Kosovës. Drita e ka mposhtur Llapin me rezultat 5:3. Ndeshje me kthesa në rezultat. Drita udhëhoqi me rezultat 2:0 falë golave të Blerim Krasniqit në minutën e 28-të dhe Igball Jasharit në minutën e 32-të. Llapi këndellet duke shënuar dy gola të shpejtë.
Fiton Ademi shënoi në minutën e 35-të dhe Elvir Gashijani me kokë në atë të 45+2 pas asistimit të Ilir Blakçorit. Pjesa e dytë ishte fatale për llapjanët. Mbrojtësi i krahut të djathtë, Besnik Krasniqi, realizoi për 3:2 në minutën e 48-të. Pas dhjetë minutave, Drita sërish shënoi. Futbollisti Raddy Ovouka shënoi për 4:2 në minutën e 58-të.
Në minutën e 73-të Hajdin Salihu, i jep goditje përfundimtare Llapit, 5:2. Në minutën e 83-të Gentrit Jaha shënoi nga afërsia dhe ngushtoi humbjen në 5:3. Tetë gola dhe një fitore e madhe e Dritës në hapje të edicionit të ri.
