Policia e Kosovës dhe Prokuroria Speciale kanë dalë me komunikatë të përbashkët, me ç’rast njoftuan se në Zveçan u arrestua personi me iniciale I.M. I arrestuari dyshohet për sulm ndaj personit zyrtar, pjesëmarrjë në turmë që kryen vepër penale huliganizëm, bashkim për veprimtari kundërkushtetuese dhe rrezikim i personave nën mbrojtje ndërkombëtare.
“I.M. është arrestuar në Zveçan, pas ndërmarrjes së shumë veprimeve hetimore. Ai dyshohet për për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në maj të vitit 2023.”- thuhet në njoftim.
