Pse FA ndryshoi emrin e “Charity Shield” pas 94 vjetësh?

0%

Kampionët e Premier League, Arsenal, do të përballen sot me fituesit e FA Cup, Manchester City, në finalen e Community Shield, ndeshjen tradicionale që i paraprin fillimit të sezonit të ri në futbollin anglez. Skuadra e Mikel Artetës më në fund arriti ta fitonte titullin e Premier League sezonin e kaluar, pas disa viteve radhazi në garë të ngushtë me rivalët kryesorë.

Arsenal kishte përfunduar i dyti pas Manchester Cityt në sezonet 2022/23 dhe 2023/24, ndërsa në sezonin 2024/25 titulli kishte përfunduar te Liverpooli. Megjithatë, në përpjekjen e katërt radhazi, londinezët arritën të shpalleshin kampionë.

Manchester City, ndërkohë, siguroi pjesëmarrjen në Community Shield pasi fitoi FA Cup ndaj Chelsea-t, duke kompletuar edhe një tjetër sezon të suksesshëm në kupat vendore. Nga “Charity Shield” në “Community Shield” Kjo ndeshje u zhvillua për herë të parë në vitin 1908, me qëllimin kryesor të mbledhjes së fondeve për bamirësi.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Për këtë arsye, për dekada me radhë ajo njihej si Charity Shield. Megjithatë, në vitin 2002, pas 94 vjetësh, Federata Angleze e Futbollit u detyrua ta ndryshonte emrin.

Arsyeja lidhej me një vendim të Charity Commission, e cila konstatoi se FA nuk kishte përmbushur plotësisht kërkesat e ligjit për bamirësinë, pasi nuk kishte specifikuar qartë se sa prej të ardhurave përfundonin te organizatat bamirëse. Pas këtij vendimi, emri u ndryshua në Community Shield.

Megjithatë, edhe pse gara nuk quhet më “Charity Shield”, të ardhurat nga ndeshja vazhdojnë të shpërndahen për organizata bamirëse dhe iniciativa komunitare në Mbretërinë e Bashkuar. Arsenal rekordmen i kompeticionit Arsenal është skuadra më e suksesshme në historinë e kësaj gare, me 17 trofe.

Triumfi më i fundit erdhi në vitin 2023, pikërisht kundër Manchester Cityt, kur londinezët fituan pas penalltive. Manchester City, ndërkohë, ka qenë pjesë e pesë prej gjashtë edicioneve të fundit. Skuadra e Pep Guardiolës humbi ndaj Leicester Cityt në vitin 2021, ndaj Liverpoolit në 2022 dhe ndaj Arsenalit në 2023, ndërsa në vitin 2024 mposhti Manchester United pas penalltive.

Community Shield 2026 nuk luhet në Wembley Që nga viti 1974, Wembley ka qenë stadiumi tradicional i kësaj ndeshjeje, megjithëse edicioni inaugurues ishte zhvilluar në Stamford Bridge. Megjithatë, për edicionin e vitit 2026, tradita është thyer. Ndeshja do të zhvillohet në Principality Stadium në Cardiff të Uellsit, në vend të Wembley-t.

Në kushte normale, Community Shield luhet mes kampionit të Premier League dhe fituesit të FA Cup. Por kur e njëjta skuadër i fiton të dy trofetë, në ndeshje ftohet zakonisht skuadra që ka përfunduar e dyta në Premier League. Pikërisht për këtë arsye, Arsenal dhe Liverpool janë shfaqur shpesh në këtë kompeticion gjatë viteve të fundit. Trofe apo thjesht miqësore prestigjioze?

Community Shield nuk konsiderohet zyrtarisht një nga trofetë më të mëdhenj të futbollit anglez dhe shpesh përshkruhet si një “miqësore e glorifikuar”. Megjithatë, mënyra se si skuadrat e përjetojnë ndeshjen tregon se trofeu ka ende rëndësi, sidomos si test i parë serioz para fillimit të sezonit. Nëse Arsenal fiton sot, do ta çojë numrin e trofeve në 18, duke përforcuar rekordin e tij.

Nëse triumfon Manchester City, do të arrijë në tetë Community Shield.

Burimi: Bota Sot