Rrezikon disa muaj larg fushave

0%

Problemet fizike të Ernest Muçit janë kthyer në kryefjalë te Trabzonspor. Shefi i stafit mjekësor te skuadra nga qyteti i Trabzonit, Ahmet Besir ka dhënë detaj konkret se çfarë diagnoze ka sulmuesi i Shqipërisë. “Ernest Muçi i është nënshtruar një ekzaminimi të hollësishëm pasi ankohej për dhimbje në pjesën e përparme të kofshës së majtë gjatë stërvitjes.

Pas kontrolloeve, u zbulua një hemorragji dhe edemë për shkak të tendosjes në pjesën e sipërme të grupit të muskujve, të pjesës së përparme të kofshës. Ekipi ynë mjekësor ka filluar trajtimin për lojtarin tonë”, ishin fjalët e Besir. Në situatën më të mirë, pra grada e parë e këtij problemi fizik, faza e rikuperimit shkon nga 1-3 javë. Grada e dytë, hemorragji/edemë, varion nga 4-8 javë.

Në bazë të asaj që u tha mësipërm, opsioni i dytë lidhet me Muçin, hemorragji/edemë. Në kushte të tilla, do të jetë shumë e vështirë, por mos të thënë e pamundur që 25-vjeçari të jetë gati për Kombëtaren gjatë ndeshjeve të shtatorit. Shqipëria do të luaja në Ligën e Kombeve, specifikisht në Ligën C, përballë Bjellorusisë (26 shtator) dhe San Marinos (29 shtator).

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot