Largimi i mesfushorit defensive, Paulo Estrela nga ekipi i Skënderbeut ka habitur jo pak, pasi kontrata ishte e vlefshme deri në verën e vitit 2027, pra largim i parakohshme, ka habitur jo pak, aq me tepër që klubi korçar ka siguruar ngjitjen në elitën e futbollit shqiptar. 27-vjeçari portugez ka reguar në rrjetet sociale, duke i adresuar mesazh falënderues, ekipit, trajnerit dhe tifozëve.
“Futbolli nuk na lejon gjithmonë të zgjedhim se si mbarojnë kapitujt, por ne mund të zgjedhim se çfarë marrim me vete. Unë zgjedh të kujtoj të mirën. Që nga dita ime e parë në Korçë, dhashë gjithçka për këtë fanelë dhe për klubin. Po largohem me kokën lart dhe me ndërgjegje të pastër, duke e ditur se dhashë gjithçka si në fushë ashtu edhe jashtë saj.
Mbi të gjitha, dua të falënderoj mbështetësit e Skënderbeut, të cilët më pritën me krahë hapur që nga dita e parë dhe më bënë të ndihem si në shtëpi. Dashuria, respekti dhe mbështetja juaj ishin të paharrueshme dhe do të jenë gjithmonë një nga kujtimet më të mira që mbaj me vete. Një falënderim shumë i veçantë për Z.
Ernest, i cili që nga momenti që mbërrita qëndroi pranë meje, besoi tek unë, më ndihmoi dhe gjithmonë më trajtoi me respekt. Unë marr mësimet e tij me vete dhe, mbi të gjitha, mirënjohjen time për gjithçka që bëri për mua. Shokëve të mi të ekipit, falëminderit për të gjitha momentet që ndamë. Dhe familjes sime, faleminderit që ishit gjithmonë aty për mua, edhe nga distanca.
Të gjithëve që ishin pjesë e këtij kapitulli, falëminderit. I uroj Skënderbeut dhe mbi të gjitha, mbështetësve të tij, gjithçka më të mirë për të ardhmen. Një kapitull mbaron, por kujtimet dhe njerëzit që vërtet bënë një ndryshim mbeten përgjithmonë”, shkrimi i Estrela-s. Lojtari në fjalë ka luajtur me Porto B.