Në autobusin që vinte nga Gjermania Dogana e Kosovës gjeti mbi 63

0%

Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka zbuluar 63 mijë e 400 euro të padeklaruara të cilat ishin duke hyrë në Kosovë. Kjo shumë parash u gjet në një autobus në pikën e kalimit kufitar në Merdarë. “Gjatë kontrollit të një autobusi që qarkullonte në relacionin Gjermani–Kosovë, zyrtarët doganorë kanë zbuluar 63,400.00 euro të padeklaruara.

Paratë ishin fshehur në bagazhin personal të drejtuesit të autobusit.”- thuhet në njoftimin e Doganës. Ky institucion ka njoftuar se shuma e parave janë ndaluar, derisa ky rast është inicuar për trajtim të mëtejmë. Dogana ka rikujtuar të gjithë udhëtarët se bartja e mjeteve monetare përtej kufirit duhet të deklarohet në përputhje me kërkesat ligjore.

“Kontrollet e shtuara do të vazhdojnë me qëllim të parandalimit dhe luftimit të bartjes së paligjshme të parave dhe formave të tjera të kriminalitetit ndërkufitar.”- thuhet në këtë njoftim.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Kallxo