Influencuesja amerikane, Emilie Kiser, është rikthyer në rrjetet sociale me një video emocionale 13-minutëshe, ku kërkoi falje pasi djali i saj 16-muajsh, Teddy, u filmua në një varkë pa jelek shpëtimi gjatë një udhëtimi në Mallorca.
Kjo shkaktoi reagime të shumta, sidomos për shkak se familja e saj kishte humbur djalin tjetër, Trigg, vetëm 3 vjeç, në një incident mbytjeje në pishinën e shtëpisë së tyre në vitin 2025. Emilie pranoi se Teddy duhej ta kishte mbajtur jelekun gjatë gjithë kohës dhe tha se heqja e tij ishte ‘thjesht një gabim’, ndërsa kërkoi falje.
Thanks for listening 🤍 Hope you all have a safe and good weekend. Ajo shpjegoi se Teddy ishte bërë nervoz në varkë dhe ata vendosën t’ia hiqnin për disa momente për ta qetësuar, por më vonë kuptuan se ky nuk ishte një justifikim dhe se diçka e rrezikshme mund të kishte ndodhur në çdo moment.
Emilie theksoi se siguria e fëmijëve të saj nuk është vënë kurrë në plan të dytë për arsye estetike. Ajo konfirmoi gjithashtu se Teddy ka ndjekur mësime për sigurinë në ujë dhe se familja ka vendosur një rrethojë rreth pishinës prej më shumë se një viti. Në një moment emocional, theksoi se familja e saj nuk ka notuar dhe nuk do të notojë në pishinën ku u mbyt Trigg.
Foto: Instagram Ajo premtoi se do të vazhdojë të flasë për sigurinë në ujë dhe të mësojë nga gabimet e saj. Kiser tha se e kupton zemërimin e publikut, por pranoi se është lodhur nga spekulimet dhe nga ndjenja se njerëzit presin gjithmonë më të keqen prej saj. Foto: Instagram Shtoi po ashtu se nuk ka pasur kurrë qëllime të këqija dhe se po përpiqet të bëjë më të mirën për familjen e saj.
Foto: Instagram
