Katër lidhje ilegale brenda pak orësh, KRU “Prishtina” zbulon shkelje

0%

KRU “Prishtina” ka bërë të ditur se gjatë kontrolleve të specializuara në terren janë identifikuar katër lidhje ilegale në rrjetin e ujësjellësit brenda vetëm pak orësh. Kontrollet janë zhvilluar në Bardhosh dhe Prugovc nga inspektorët dhe ekipet teknike të kompanisë.

Sipas KRU “Prishtina”, kontrollet kanë për qëllim evidentimin dhe parandalimin e kyçjeve të paautorizuara, të cilat përbëjnë shkelje dhe mund të shkaktojnë humbje të konsiderueshme në rrjet. Kompania ka bërë të ditur se kontrollet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, me qëllim parandalimin e keqpërdorimeve dhe sigurimin e furnizimit të rregullt me ujë.

KRU “Prishtina” u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos ndërhyjnë në mënyrë të paautorizuar në rrjet dhe të raportojnë çdo rast të dyshimtë. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com