Itali/ 46-vjeçarja gjendet e pajetë para spitalit, në kërkim partneri

0%

Një 46-vjeçare është gjetur e pajetë në orët e para të së dielës para një spitali në Trebisacce, në provincën e Kozencës, Itali. Viktima është identifikuar si Ornella Forastefano. Sipas informacioneve paraprake, gruaja kishte pësuar plagë të rënda dhe, pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të personelit mjekësor, nuk ka mundur të mbijetojë.

Në lidhje me ngjarjen, autoritetet italiane kanë nisur kërkimet për partnerin e saj, një 42-vjeçar shqiptar, vendndodhja e të cilit aktualisht nuk dihet. Karabinierët po hetojnë rrethanat e plota të ngjarjes dhe po përpiqen të rindërtojnë momentet para se gruaja të gjendej pranë spitalit.

Për momentin, hetuesit nuk kanë dhënë detaje të plota mbi mënyrën se si janë shkaktuar plagët, ndërsa po shqyrtohen të gjitha pistat e mundshme. Mes tyre nuk përjashtohet edhe pista e feminicidit, ndërsa vijojnë hetimet për të përcaktuar përgjegjësit dhe motivet e mundshme të ngjarjes së rëndë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot