Tentim-vrasje, armë pa leje dhe kanosje – kërkohet paraburgim për

0%

Prokuroria Themelore në Pejë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj Vezir Hazirajt, i dyshuar për vrasje të mbetur në tentativë, mbajtje të paautorizuar të armëve dhe kanosje. Sipas njoftimit të Prokurorisë, rasti ka ndodhur më , rreth orës , në fshatin Orroberd të Istogut, pas një mosmarrëveshjeje mes Hazirajt dhe të dëmtuarit D.H.

“Pas një mosmarrëveshjeje ndërmjet të pandehurit dhe të dëmtuarit D.H., ka pasur një përleshje fizike, me ç’rast i pandehuri dyshohet se ka nxjerrë një pushkë gjuetie të modifikuar dhe ka shtënë në drejtim të të dëmtuarit”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Nga të shtënat, i dëmtuari është goditur në kofshën e majtë dhe, sipas Prokurorisë, ka pësuar lëndime trupore të rrezikshme për jetën. Pas incidentit, i dyshuari dyshohet se është larguar nga vendi i ngjarjes. Dorëzohet Vezir Haziraj, ndalohet për 48 orë pas intervistimit nga Policia Prokuroria po ashtu dyshon se Haziraj ka mbajtur në posedim armë pa autorizim.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri, në kundërshtim me legjislacionin në fuqi për armët, ka mbajtur në pronësi dhe posedim të paautorizuar armë, përfshirë pushkën e gjuetisë së modifikuar si dhe një armë të shkurtër (revole)”, thuhet në njoftim. Ndërkaq, më , rreth orës , Haziraj dyshohet se përmes rrjeteve sociale ka publikuar përmbajtje kërcënuese ndaj personave zyrtarë.

Sipas Prokurorisë, ai dyshohet se i ka kanosur zyrtarët “me dëmtim përmes përdorimit të armëve të zjarrit dhe mjeteve shpërthyese”. Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka bërë të ditur se ka vlerësuar se janë plotësuar kushtet ligjore për kërkimin e paraburgimit.

“Kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit i është paraqitur Gjykatës kompetente për vendosje”, thuhet në fund të njoftimit.

Burimi: Telegrafi