Sot nga ora luhet derbi i javës së tretë në elitën e futbollit të Maqedonisë së Vereiut. Në Strugë përballen skuadra vendase Struga Trim & Lum dhe Vardari. Këto janë dy ekipe që në katër vitet e fundit e kanë fituar titullin kampion plot tri herë – dy herë struganët dhe një herë Vardari.
Në prag të derbit, sulmuesi i Strugës, Hristijan Maleski, dha komentin e tij: “Shpresoj të jetë një ndeshje cilësore dhe interesante. Një derbi i vërtetë, nga i cili shpresojmë të nxjerrim më të mirën dhe në fund pikët të mbeten në Strugë. Gjatë gjithë javës jemi përgatitur për këtë ndeshje, e kemi analizuar kundërshtarin, në mënyrë që të hyjmë maksimalisht të përgatitur në këtë takim.
Besoj se i gjithë ekipi do të jetë në formën më të mirë, në mënyrë që të arrijmë te tri pikët e reja këtë sezon para tifozëve tanë”, – deklaroi Hristijan Maleski, i cili është edhe autor i golit të fundit në përballjet ndaj Vardarit sezonin e kaluar.
I pyetur nëse mund ta përsërisë një paraqitje të tillë edhe në ndeshjen e parë të këtij sezoni, Maleski u përgjigj: “Mund të them se do të jap maksimumin tim kundër Vardarit, ndërsa nëse shënoj gol, pa dyshim që do të ishte një shpërblim për atë që do të tregoja në fushën e gjelbër.” Ndeshja e sotme do të jetë ndeshja e shtatë e Maleskit kundër Vardarit.
Në gjashtë përballjet e mëparshme, skuadra ka shënuar vetëm një gol.
