Struga Trim Lum përballet me Vardarin, ndërsa Shkëndija në duel me

0%

Sot, me dy ndeshjet në Strugë dhe Shkup, mbyllet java e tretë e sezonit të ri 2026/27 në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut. “ Derbi i javës luhet në Strugë nga ora , ku skuadra vendase Struga TL pret Vardarin. Në javën e kaluar, të dyja skuadrat nuk arritën të fitojnë.

Struganët morën vetëm një pikë në transfertën ndaj Shkupit, ndërsa Vardari, në shtëpi, u mposht bindshëm nga Shkëndija e Tetovës. Pikërisht për këtë arsye, kjo ndeshje vjen në një moment të vështirë për të dyja ekipet, pasi humbja nuk do të ishte aspak e mirë për asnjërën prej tyre. Struga TL prej kohësh nuk është gëzuar për një fitore ndaj Vardarit.

Herën e fundit e mposhti në tetor të vitit 2024, madje si mysafire, ndërsa në fushën e vet struganët kanë festuar për herë të fundit në nëntor të vitit 2023. Në tri përballjet e fundit janë regjistruar dy barazime dhe një fitore e Vardarit. Duket se tani mund të jetë momenti që Struga TL të festojë, sidomos duke parë formën e dobët të kampionit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Vardari sot do të drejtohet nga ish-ndihmësit e trajnerit tashmë të shkarkuar, Kristian Fabiani” , ka shkruar media maqedonase “Sportsport”. Në Shkup, në qendrën stërvitore të FFM-së, nga ora , nën dritat e reflektorëve, Shkëndija si vendase përballet me Bregallnicën.

Kjo ndeshje vjen pas eliminimit të tetovarëve nga garat evropiane, por edhe pas rritjes së vetëbesimit te “blutë” e Shtipit, të cilët patën një paraqitje shumë të mirë në javën e kaluar ndaj Arsimit. Problemet me kuadrin e lojtarëve te tetovarët vazhdojnë.

Përveç Anes Meliqit, i cili është i suspenduar, me shumë gjasë nuk do të luajë as mbrojtësi tjetër qendror, Jovan Manev, për shkak të një dëmtimi. Gjithashtu do të mungojë edhe Marko Gjorgjevski. Megjithatë, pavarësisht se kush do të luajë për Shkëndijën, është e qartë se tetovarët janë favoritë të mëdhenj në këtë ndeshje.

Ndeshjet e sotme Strugë: Struga TL – Vardari, ora Shkup: Shkëndija – Bregallnica, ora

Burimi: Bota Sot