Inter Majemi pësoi një humbje të rëndë 4:1 ndaj Nashville SC në kampionat me Lionel Mesin që humbi një penallti në pjesën e parë.Mesit iu mohua goli nga portieri i Nashville, Brian Schëake, në minutën e 23-të. Por në fundin e pjesës së parë ai e shleu disi gabimin duke dhënë asistin për golin e vetëm të skuadrës së tij.
Madje kapiteni argjentinas u ndëshkua më vonë me karton të verdhë në minutën e 59-të. Messi pati mundësi të realizonte gol, por shtylla e ndali dy herë në kohën shtesë të pjesës së dytë. Humbja i dha fund serisë prej shtatë ndeshjesh pa humbje të Inter Majemi në MLS dhe i la ata të dytët në renditje me 38 pikë, pesë pas Nashville, i cili u zhvendos në 43 pikë pas 19 ndeshjeve.
Nashville gjithashtu ruajti rekordin e tyre të pamposhtur në shtëpi në ligë dhe përsëriti dominimin e tyre të fundit ndaj Majemit pasi eliminuan kampionët në fuqi të MLS nga Kupa e Kampioneve CONCACAF të këtij sezoni në raundin e 16-të.
