Trajneri i ri i “vë shqelmin” Armando Brojës

0%

Sot prej , do të zhvillohet ndeshja Burnley – West Ham, java e parë në Championship, liga e dytë për nga rëndësia në Angli. Mediumi “Burnley Express”, ka hedhur më shumë “dritë” për formacionin e mundshëm nga ekipi i drejtuar prej Nicky Hayen, aty ku emri i sulmuesit të Kombëtares, Armando Broja nuk gjendet asgjëkundi.

Janë 4 miqësore radhazi që shqiptari nuk është përfshirë as në stolin rezervë te ekipi i Burnley. Duket se “mallkimi” do të vijoi për Brojën te ky ekip, pavarësisht se kanë një trajner të ri. Nuk dihet nëse 24-vjeçari do të qendrojë në Angli apo do të gjejë një “strehë” të re, teksa merkato është ende e hapur..

Burimi: Bota Sot