Zjarr i madh në magazinën më të madhe të Wildberries pranë Moskës pas

0%

Një zjarr i përmasave të mëdha ka shpërthyer në magazinën më të madhe të gjigantit rus të tregtisë online Wildberries, në rajonin e Moskës, pas një sulmi me dronë gjatë natës mes 15 dhe 16 gushtit.

Sipas medias së pavarur ruse ASTRA dhe deklaratave të kryebashkiakut të Moskës, Sergei Sobyanin, flakët kanë përfshirë qendrën e madhe logjistike të kompanisë në fshatin Koledino, në afërsi të Podolskut, transmeton Telegrafi.

Ukraine finally takes down Russia’s largest logistics facility, the Koledino Wildberries in Moscow Oblast. pic.twitter.com/8APZJphtX7 — Jay in Kyiv (@JayinKyiv) August 16, 2026 Pamjet e publikuara nga banorët e rajonit të Moskës tregojnë një re të madhe tymi dhe flakë që kanë përfshirë kompleksin logjistik.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Magazina shtrihet në një sipërfaqe prej më shumë se 200 mijë metrash katrorë, duke e bërë atë objektin më të madh të magazinimit në rrjetin e Wildberries. BREAKING: Ukrainian long-range drones just obliterated the largest Wildberries logistics center in all of Russia.

A massive fire has engulfed the entire 250 000 sqm logistics center in Koledino in the Moscow region. 13 000 people were employed there. pic.twitter.com/KEwfGqMJnR — Visegrád 24 (@visegrad24) August 16, 2026 Ndërkohë, një tjetër qendër e rëndësishme e kompanisë, Severnoye Domodedovo, në qytetin Domodedovo, është raportuar gjithashtu se është përfshirë nga zjarri.

Ngjarja ka ndodhur në një natë të shënuar nga një valë e gjerë sulmesh me dronë në rajonin e Moskës. Kryebashkiaku Sergei Sobyanin deklaroi në orët e mëngjesit se rreth 600 dronë dyshohet se po drejtoheshin drejt rajonit të Moskës gjatë natës. Продолжает гореть крупнейший логистический комплекс Wildberries в Коледино в Подольске Московской области из-за атаки БПЛА. pic.twitter.com/BjbS1UMwqG — Ateo Breaking (@AteoBreaking) August 16, 2026 Sipas tij, mbrojtja ajrore ruse ka rrëzuar 201 prej tyre vetëm mbi rajonin e Moskës.

Megjithatë, këto shifra dhe lidhja e drejtpërdrejtë mes sulmit me dronë dhe zjarreve në objektet e Wildberries nuk janë verifikuar në mënyrë të pavarur. Pamjet nga terreni kanë nxitur shqetësim të madh, pasi bëhet fjalë për dy objekte të rëndësishme të infrastrukturës logjistike të një prej kompanive më të mëdha të tregtisë elektronike në Rusi.

The Wildberries warehouse in Koledino and the Severное Domodedovo Multimodal Logistics Complex are on fire. pic.twitter.com/B3rHX1OQtj — Exilenova+ (@Exilenova_plus) August 16, 2026 Autoritetet ruse nuk kanë dhënë ende detaje të plota mbi shkallën e dëmeve materiale, ndërsa mbetet e paqartë nëse zjarret në të dyja qendrat logjistike janë shkaktuar drejtpërdrejt nga rrëzimi i dronëve apo nga faktorë të tjerë të lidhur me sulmet gjatë natës.

Burimi: Telegrafi