Basha: Po investojmë 1.1 milion euro në rrugën Gorancë-Krivenik

0%

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, DimalBasha, ka bërë të ditur se po vazhdojnë punimet në rrugën Gorancë–Krivenik, nëHan të Elezit. Përmes një postimi, Basha ka njoftuar se investimi për këtëprojekt kap vlerën e 1.1 milion eurove. Sipas tij, faza e parë e projektit, me gjatësi prej 1.8kilometrash, është drejt përfundimit.

Kjo fazë është realizuar me investim prej400 mijë eurosh nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit. Ndërkohë, po zhvillohen punimet edhe në fazën e dytë, ndërsarruga tashmë është hapur deri në Krivenik. “Mirëmëngjesi nga Goranca në Han të Elezit ku po investojmë1.1 milion euro!”, ka shkruar Basha. Faza e dytë përfshin 2.6 kilometra rrugë, me vlerë investimiprej 694 mijë eurosh.

“Vazhdojmë me punë të mira gjithandej Kosovës!”, kapërfunduar Basha.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi