Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, bën të ditur se, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore lidhur me rastin e ndodhur më në fshatin Orroberd, Komuna e Istogut, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit Vezir Haziraj për shkak të siç thuhet “dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “Vrasje e mbetur në tentativë”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, si dhe “Kanosja”.
“Sipas dyshimit të bazuar, më , rreth orës , në fshatin Orroberd, Komuna e Istogut, pas një mosmarrëveshjeje ndërmjet të pandehurit dhe të dëmtuarit D.H., ka pasur një përleshje fizike, me ç’rast i pandehuri dyshohet se ka nxjerrë një pushkë gjuetie të modifikuar dhe ka shtënë në drejtim të të dëmtuarit, duke e goditur në kofshën e majtë dhe duke i shkaktuar lëndime trupore të rrezikshme për jetën.
Pas incidentit, i pandehuri dyshohet se është larguar nga vendi i ngjarjes”, thuhet në njoftim. Po ashtu thuhet se, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri, në kundërshtim me legjislacionin në fuqi për armët, ka mbajtur në pronësi dhe posedim të paautorizuar armë, përfshirë pushkën e gjuetisë së modifikuar me të cilën dyshohet se është kryer vepra penale, si dhe një armë të shkurtër (revole), për të cilat nuk rezulton të ketë qenë i pajisur me leje përkatëse nga organet kompetente.
Ndërkaq, më , rreth orës , i pandehuri dyshohet se, përmes rrjeteve sociale, ka bërë një publikim me përmbajtje kërcënuese ndaj personave zyrtarë, duke i kanosur seriozisht me dëmtim përmes përdorimit të armëve të zjarrit dhe mjeteve shpërthyese.
Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore për kërkimin e masës së paraburgimit dhe të njëjtën ia ka paraqitur Gjykatës kompetente për vendosje.
Ndryshe, Policia e Kosovës bëri të ditur dje sem u arrestua Vezir Haziraj, i cili kërkohej për veprën penale tentim vrasjeje në fshatin Orroberdë të Istogut më 7 gusht të këtij viti, kur ky i dyshuar ishte arratisur. Sipas Policisë, i dyshuari, duke e parë se nuk kishte mundёsi largimi, u dorёzua dhe gjithçka shkoi pa ndonjё incident.
