Abrashi: E dimë që nuk do të kemi një sezon të lehtë

0%

Grasshoppers e ka bërë ofensivën e pritur në fundin e afatit kalimtar, duke afruar tre lojtarë të rinj. “Tani fillon diçka si një përgatitje e dytë”, thotë trajneri Peter Zeidler.

Ndërsa Amir Abrashi shton: “Tani fillojmë vërtet!” Me dy rikthyesit Julian von Moos (25 vjeç), i cili së fundmi ishte huazuar te Luzern, dhe Giotto Morandi (27 vjeç), që vjen nga Servette, si dhe me shqiptarin Bujar Pllana (24 vjeç), ish-lojtar i Lech Gdansk situata tani ndryshon – ka shkruar mes të tjera mediumi zviceran “Blick”.

“Jemi jashtëzakonisht të lumtur që ata po vijnë”, thotë trajneri Peter Zeidler. “Njëri është 25 vjeç, tjetri 27. Pra, kanë përvojë. Dhe të dy kanë një histori shumëvjeçare me Grasshoppers, të cilën tani duam ta ringjallim. Por fillimisht duhet të rikuperojnë shumë gjëra, sepse te Servette nuk kanë qenë vërtet në ritëm”. Abrashi e komenton kështu: “Jam definitivisht i lumtur që po vijnë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Unë gjithmonë kam qenë i bindur se në aspektin e transferimeve do të ndodhte diçka, sepse kam besim të plotë te presidenti Ludovic Delechat. E dimë që nuk do të kemi një sezon të lehtë. Prandaj kemi nevojë për çdo përforcim”. Pllana tashmë bëri debutimin e tij në Regensdorf, duke luajtur 45 minuta në pjesën e dytë. “Është përsëri një përgatitje e re”, thotë Zeidler.

“ Kemi dy javë deri te ndeshja me Vaduzin. Gjatë kësaj kohe duhet t’i integrojmë lojtarët e rinj. Dhe do të fillojmë menjëherë të dielën”. Abrashi, pas fitores së parë në sezonin e ri, shkon edhe një hap më tej: “T ani fillojmë vërtet, patjetër!” Objektivi është i qartë: këtë herë GC nuk dëshiron, si në tre sezonet e fundit, të luftojë për mbijetesë deri në sekondën e fundit.

Të tre sezonet e fundit kanë përfunduar me barazh për mbijetesë. “Për këtë arsye, tani duhet të fillojmë menjëherë të marrim pikë”, thotë Abrashi. Mundësia e parë e madhe vjen në ndeshjen e radhës, më 30 gusht, kur Grasshoppers do të udhëtojë në Rheinpark, stadiumin e Vaduzit, për t’u përballur me skuadrën që në atë moment nuk kishte marrë ende asnjë pikë.

Burimi: Bota Sot