Hoteli ku po rrinin në Vlorë u përfshi nga flakët, pushuesi nga

0%

Një hotel në Lungomare të Vlorës është përfshirë nga flakët, duke alarmuar pushuesit që ndodheshin brenda. Një prej pushuesve, me origjinë nga Kosova, ka rrëfyer momentet e frikshme gjatë rënies së zjarrit. “U hodha nga kati i dytë, kishte edhe familje të tjera që u hodhën”, ka treguar pushuesi, duke përshkruar situatën e krijuar brenda hotelit.

Përfshihet nga flakët një hotel në Vlorë, 7 persona dërgohen në spital Pas përhapjes së flakëve, në vendngjarje kanë mbërritur policia dhe forcat zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur lokalizimin e zjarrit. Si pasojë e ngjarjes, 7 persona janë dërguar në spital, ndërsa 3 prej tyre janë dërguar në Tiranë për ndihmë më të specializuar.

Hetimet për zbardhjen e rrethanave të zjarrit kanë nisur. /Tch

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi